Kryeministri i Maqedonisë

Xhaferi: E kemi dëshmuar që shqiptarët mund t’i menaxhojnë institucionet e shtetit

Talat Xhaferi, i cili u bë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, tha se është dëshmuar që shqiptarët mund t’i menaxhojnë institucionet e shtetit.

“Kemi verifikuar që mundemi dhe te shqiptarët ka kuadro të denjë, institucionalist që mbi parimet edhe të rregullave ndërkombëtare edhe të rregullave vendore mund të menaxhojnë institucionet”, deklaroi ai për Klan Kosova.

“Jo vetëm shembulli i menaxhimit të parlamentit ose Ministrisë së Mbrojtjes, por të gjithë institucioneve, kemi ministrin e Punëve të Jashtme, kemi ministrin e Financave, kemi ministër të Arsimit, dhe fushave tjera, drejtori të veçantë, institucione tjera që kanë verifikuar se ka potencial, ka kapacitet, por në mënyrë të barabartë duhet dhënë mundësi që të verifikohet se po e bëjmë këtë”.

VIDEO BONUS: Qytetarja e mllefosur me drejtësinë: Shyqyr që me kanë dalë fëmijët nga Kosova