Xhafer Tahiri shërohet nga Covidi: Me kujdesin e mjekëve, e ndihmën e Zotit kjo sprovë u kalua!

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në FB ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Ai ka thënë se kjo provë u kalua, derisa nesër i kthehet punëve dhe obligimeve në Komunë.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

I juaji
Xhafer Tahiri