Xhafer Tahiri, kryetarit që i pëlqejnë pitet!

Ai është besimtar, por kryetari që ka të kryer Medresenë nuk mendon se një mysliman duhet t’i ketë shtatë gra.

Në intervistën “profil” për Ballkani.info, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka zbuluar shumë detaje që nuk i keni ditur deri tash për të.

Ai ka thënë se i falet Zotit çdo ditë, për jetën, për shëndetin, për familjen, e për miqtë e mirë.

Po mos të ishte duke udhëhequr me Vushtrrinë, Tahiri tha se do të ishte avokat ose mësimdhënës.

“Nëse nuk do të isha kryetar i Komunës, tani me siguri do të isha në Universitet në mësimdhënie dhe në avokaturë. Tani që jam kryetar i Komunës, e bëjë këtë detyrë me shumë dashuri dhe me shumë pasion, çdo ditë”, ka thënë Tahiri.

E nëse kryetarin e gjeni në ndonjë byrektore mos u habiteni. Ai i preferon brumërat para çdo lloj ushqimi tjetër.

Xhafer Tahiri nuk i përcjell fare modelet botërore, por Sabri Fejzullahu me gjasë e “godet në zemër”, pasi thotë se këngëtari i tij i preferuar.

Xhafer Tahiri ka lindur më 15 gusht të vitit 1983.

Çdo ditë thotë se e fillon duke e puthur vajzën, Duan.

Ballkani.info: Merr leje prej gruas dhe na trego kur e ke pas puthjen e parë?

Xhafer Tahiri: Më të freskët e kam puthjen e fundit haha! /Ballkani.info/