Xhafer Tahiri ia dorëzon detyrën Ferit Idrizit në Vushtrri

Ferit Idrizi e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë.

Xhafer Tahiri ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht Idrizit.

Bashkë me stafin e tij, ish-kryetari Tahiri ka pritur rivalin nga zgjedhjet e fundit duke e uruar për punën e nisur.

Postimi i Tahirit pasi ia dorëzoi detyrën Ferit Idrizit:

Faleminderit për besimin tuaj Vushtrri 

Sot kam dorëzuar mandatin Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.

Bashkë me bashkëpunëtor, e kam pritur në zyrë Kryetarin e ri të Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, ku me procesverbal i kam dorëzuar detyrën, bashkë me projektet në realizim e sipër. Z. Idrizit i uroj shëndet e suksese në punë

Jam krenar që i kam shërbyer me nderë qytetit që e duam, për ndryshimin që e kemi sjellur në Vushtrri e kulturën demokratike të qeverisjes.

Do të jem përherë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë dhe zhvillimit e prosperimit të qytetit.

Zoti e bekoftë Vushtrrinë.