Xhafer Tahiri i qëndron besnik LDK-së, nuk i bashkohet Vjosa Osmanit

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri deklaroi se as nuk e shqyrton largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë i qëndroj besnik vizionit të Dr. Rugovës për një Kosovë të lirë e demokratike. Asnjëherë nuk e kam shqyrtuar largimin nga LDK dhe është temë që nuk ekziston për mua. Nuk jam larguar nga LDK as në 2012, përkundër sukseseve të pamohueshme atëbotë si Kryetar i Rinisë së LDK e ku u zëvendësova me dikend tjetër qe me vonë kaloi në PDK”, tha Tahiri për RTK-në.

Tahiri nga 1 Tetori 2020 do të jetë Kryetar i LDK në Vushtrri sipas marrëveshjes poltike të vitit 2019.