Xhafer Plakiqi, kandidati që po gëzon mbështetje të madhe

Kandidati i NISMA’s për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Xhafer Plakiqi, është duke marrur mbështetje të madhe nga qytetarët e Drenicës dhe më gjerë. Xhafer Plakiqi, është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri ndër ushtarët më të forte në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Gjithashtu, Xhafer Plakiqi është arkitekt dhe afarist i njohur në mbarë vendin.

Plakiqi është duke synuar postin e deputetit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku nga kjo pozitë, Xhafer Plakiqi do të punojë edhe më shumë në rritjen e mirëqënies së qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Xhafer Plakiqi ka premtuar se nëse zgjedhet deputet i Parlamentin të Republikës së Kosovës, pagën e tij të deputetit, do ta dhurojë për të mbështetur gratë si shenjë simbolike, si dhe zotohet se do të punoj pa ndalur që përmes granteve, grave t’iu ipet mundësi që Ato të vetëpunësohen përmes bizneseve të vogla familjare.

Ju ftojmë që ta votoni Xhafer Plakiqin, kandidatin me numer 88, i cili është në listen e koalicionit NISMA-AKR-PD 122, votni për njeriun e duhur për në Parlamentin e Republikës së Kosovës, njeriun që problemet dhe kërkesat e juaja do t’i adresojë dhe do të kërkojë zgjidhje për to në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

loading…