Iniciative Qytetare për Obiliqin, në krye me Xhafer Gashin, pritet të kalojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Negociatat mes Gashit dhe LDK-së janë duke vazhduar, por ende nuk dihet se kur pritet zyrtarizmi.

Drejtoresha e Administratës, në komunën e  Obiliqit, Lindita Bekteshi ka konfirmuar për Demokracia.com se janë në negociata me LDK-në, megjithatë nuk dihet kur do t’i bashkohen kësaj partie.

“Jemi  në negociata”, ka thënë shkurt  Bekteshi për Demokracia.com.

Kujtojmë se Xhafer Gashi u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit në zgjedhjet nacionale.

Në zgjedhjet lokale të viti të kaluar Gashi kandidoi me Iniciativën Qytetare duke fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune. /Demokracia.com/