Ndoshta pak nga ju e dini se Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit ka qenë një prej bartësve kryesor të operacionit “Shigjeta” të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar.

Edhe më pak njerëz e dinë se miku i afërt i heroit të kombit, Agim Ramadani ende merret me armë. Ai e ka poligonin e tij të çitjes që mban emrin “Katana”, e qe ishte nofka e Komandantit Agim Ramadani.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi në intervistën “Profil” të Ballkani.info ka thënë se mëngjesin e ka të hershëm , por që nuk e ka bezdi ta fillojë atë me pak fitnes dhe me një kafe me bashkëshorten.

“Nëse veç kam vikend zgjedh të bëjë gjueti (e kam shumë përzemër) kur është sezoni, nëse jo mundohem ta kaloj kohën me familje”, thotë Gashi.

Aktori me famë botërore Roberto De Niro është më i pëlqyeri për të parin e Obiliqit.

Xhafer Gashi, në intervistë zbuloi se nga aktorët botëror e pëlqen Roberto De Niro ndërkaq nga vendorët, Vedat Bajramin.

Kryetari i Obiliqit përveç tjerash thotë se i pëlqejnë shumë edhe sportet e arteve marciale.

“Por në mungesë të kohës, pak po i përcjelli”, shtoi Gashi.

I pyetur se për çka dëshpërohet së shumti, Xhafer Gashi u përgjigj se dëshpërohet nëse për shkak të ndonjë pengese nuk mund t’i implementoj kërkesat e nevojshme për qytetar.

Ndërkaq thotë se bëjnë të lumtur sukseset në punë, realizimi i premtimeve, zhvillimi dhe projektet për komunën e gjithsesi edhe respekti që njerëzit, e veçanërisht rinia kanë për Gashin. /Ballkani.info/