Xhafer Gashi: Agim Ramadani do të mbetet gjithmonë heroi im

Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, sot ka kujtuar me mallë heroin e kombit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë duke qenë edhe njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ai përmes një postimi në facebook ka kujtuar kohërat dhe momentet të cilat i ka kaluar me të.

Në këtë shkrim ai ka theksuar disa nga fjalët e tij i cili kishte thënë Agim Ramandani në ditën kur kishte filluar filloj Epopeja e Lavdishme e Jasharajve “më s’ka kohë të rrimë në dritare duke shikuar çka po ndodh”, kishte thënë ai.

Për kryetarin data 11 prill sjell shumë dhimbje por të njejtën kohë edhe krenari.

Ja postimi i plotë:

Heroi im,
Sot, aq sa më mungon aq edhe më dhemb shpirti,
Ishe dhe do mbetesh vëllau dhe njeriu më i veçantë për mua,
Pak vite na ndanin në moshë, por na bashkonin aq ideale,
Si dy mërgimtarë me halle të njejta të detyruar pa dëshirë që të bëjm një jetë në vend të huaj, të etur për atdhe nuk rreshtëm së vepruari për vendin tonë prej nga ku ishim shkuar,
Eh, shumëkush ta kishte zili për punën e madhe që bëje me mërgimtarë e në veçanti edhe antarësimi juaj në akademin e arteve të Evropës, ta kishin zilin sepse ishe i kompletuar me të gjitha,
Përveç që të mungonte liria, si poet e piktor me shpirt artisti gjete gjithnjë fjalët më të mira që të na motivoje, epror dhe ushtarak i zgjuar gjithnjë ishe në përkrahje të ushtarit, u bëre komandat i shquar dhe më i suksesshmi në betejat që zhvillove,
Më kujtohet dita kur filloj Epopeja e Lavdishme e Jasharajve; ti the “më s’ka kohë të rrimë në dritare duke shikuar çka po ndodh”, ne vendosëm shumë shpejtë që të nisemi për atdhe sepse atdheu po na kërkonte. Që nga ajo ditë kishim pak momente që na ndanin në detyra të ndryshme.
E kujto si tani, kur ishim në bjeshkët e Gjiravicës dhe po i vështronim tokat e Kosovës e kur the: “xhaf shih çfarë natyre ka Kosova, ja vlen të vdiset për një pikë ujë Kosove”!
Kujtoj edhe kur the se edhe nëse një ushtar do mbetet do ketë obligim të formojë ushtrinë e të vazhdojë edhe më tutje. Strategjia jote e lartë bëri që të hartohej plani për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar,
Sepse ti e ndjeje atë, e kishe pikturuar edhe në pikturën tënde në vitin 1993, edhe atëher kur nuk e dije ku është Fushëbeteja e Kosharës, por me aq guxim siç edhe emri me të cilin u njohe KATANA e që të përfaqësonte, na prije para gjithëherë.
Secili epitet të shkonte, vëlla
Por sot Heroi im, më fal që me kaq mall shkruaj sepse sot jam po aty ku u ndamë me ty!
Na the edhe në poezin tënde: “Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam tretur”…,
andaj të ndjejmë përherë por nuk mund të prekim.
Ju fituat heroi im, ju fituat pavdekësinë kurse ne bashkëluftëtarët e tu vetem dhimbjen për ju.
Data 11 dhe muaji Prill, sjellin shumë dhimbje për ne, por krenaria dhe mburrja e mundin dhimbjen.
Heroi im, ti le shumë shokë nga Brigada 138, e te të cilët sot në trupin e tyre të brishtë je shkri e nuk je tretur,
Pusho i qetë vëlla, në dheun e Kosovës, të cilës ja dhe jetën.
Xhafa