Xhabir Hamiti përkrah hoxhën e larguar nga BIK-u

Bashkësia Islame e Kosovës e ka larguar përfundimisht nga puna hoxhën e Pejës, Drilon Gashi.

Burimet e Ballkani.info kishin raportuar më parë se BIK ka përgaditur vendimin për largimin përfundimtar të Drilon Gashit nga pozita e imamit në xhaminë “Nur”.

Gashi sot rrëfeu për Ballkan.info se do të largohet nga Kosova nëse i rrezikohet buka e gojës familjes së tij.

Në përkrahje të Gashit ka dalur profesori i FSI-së, Xhabir Hamiti.

Në një postim në Facebook, Hamiti tha se përkrah qëndrimet e interpretimet kur intepretuesi është vetvetja, duke shtuar se Gashi nuk i ka dërguar të rinjët në Siri.

Postimi i plotë.

Personalisht do të përkarhi çdonjërin i cili në mendimet dhe qëndrimet e tij interpretuese fetare është vetvetja, me fjalë tjera i cili është autokton dhe nuk është peng i ideologjive të jashtme me agjenda politiko- fetare, të cilat në vendin tonë si dhe në gjithë trojet shqiptare u mbështeten dendësisht dhe masivishtë pas luftës! Mr. Driloni mund të ketë gabime në qëndrime dhe shtjellime, siç edhe mund të ketë çdo njëri nga ne, mirëpo hipotezat e Imamit Drilon, ja po e zëmë edhe të gabuara, në asnjë mënyrë nuk i orientojnë dhe nuk i çojnë të rinjtë dhe të rejat tona në drejtim isisian dhe atë kamikaz. Tani, kush kë në vendin tonë e ka marr më shumë në qafë !? Drilon Gashi apo Drilonat tjerë! Në mësimet objektive islame, vetëm teksti i Kuranit dhe thënja në origjinë e Muhammedit a.s.është e padiskutueshme, kurse çdo literaturë, mendim, apo interpretim tjetër, i prodhuar dhe i shkruar përgjatë historisë islame mbi Kuranin apo Pejgamberin, nuk mund të sankcionohet me asnjë normë; as fatare e as njerëzore që ti nënshtrohet diskutimit, analizës dhe kundërargumentimit. Unë besojë se më mirë dhe më shumë dobi do të kishte, sikur me Drilonin të debatonim e diskutonim brenda institucioneve te BIK, sesa ta largonim atë jashtë tyre!