Wuhani pret Vitin e Ri me tubime e ahengje të mëdha

Wuhani, epiqendra e koronavirusit në Kinë, ka festuar ndërrimin e moteve me tubime dhe ahengje të mëdha.

Qindra njerëz kanë shikuar spektaklin e ngjyrave ndërsa festa ka vazhduar deri në orët e vona.

Në qytetin kinez gjithashtu është organizuar një koncert në të cilin morën pjesë qindra njerëz.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet që në janar të nisë misionin për të kërkuar origjinën e koronavirusit.

Pandemia që deri më tani ka lënë të vdekur 1.8 milion njerëz dhe ka infektuar 82 milionë të tjerë, besohet se nisi përhapjen nga Wuhani në fund të vitit 2019.