WSJ

WSJ: ShBA-ja po e vonon dërgimin e bombave precize MK-82 në Izrael

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka vonuar shitjen e mijëra armëve precize në Izrael muajve të fundit, raporton e përditshmja e njohur amerikane, “The Wall Street Journal”.

Ky veprim, që e përfshin mbajtjen pezull të bombave MK-82, siguresave dhe pajisjeve për drejtim JDAM, që i bëjnë bombat më precize, vjen në kohën e presionit amerikan ndaj Izraelit për të mos nisur një pushtim të plotë të qytetit jugor të Gazës, Rafah, përcjell gazeta “The Times of Israel”.

Në raportimin e gazetës amerikane thuhet se për këtë municion ishte arritur fillimisht marrëveshje në shkurt të këtij viti.

Shtëpia e Bardhë refuzoi që ta komentonte raportin e gazetës, duke thënë vetëm që zotimi i ShBA-së ndaj sigurisë së Izraelit është “i hekurt”.