Ish i dërguar special i BE-së për Kosovën dhe ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjën dhe Hercegovinën, Wolfgang Petrisch sërish ka folur për situatën në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar të rëndësishëm faktin që presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, siç ka thënë, “dy liderët kryesorë nga Ballkani” kanë marrë pjesë në ceremoninë e së dielës në Paris në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërorë.

“Shpresoj që ata të dy nga kjo ceremoni e kanë përçuar mesazhin se vetëm Evropa e bashkuar mund t’i zgjidh çështjet e Ballkanit të cilat edhe më të po e mundojnë rajon”, ka thënë Petrisch, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, që kjo të bëhet realitet, duhet që Thaçi dhe Vuçiq të arrijnë marrëveshje historike kompromisi për konfliktin e fundit historik.

Ai për sajtin Demostat, ka theksuar se ekziston rreziku nga konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se pajtohet për korrigjim të kufirit ndërmjet dy shteteve si zgjidhje përfundimtare. /Ballkani.info/