Windows 10 së shpejti do të mundësojë që USB drive të nxjerret nga slloti në çdo kohë

Një nga gjërat e para për të cilat paralajmërohen përdoruesit e rinj të kompjuterëve në epokën e USB-ve eksterne është të klikojnë në menynë “eject” para se ta nxjerrin fizikisht pajisjen nga sloti. Në Windows, kjo zakonisht e nënkupton aktivizimin e opsionit “Safely Remove Hardware”.

Kjo, megjithatë, mund të mos jetë më teknikisht e nevojshme në Windows. Nga versioni 1809, Windows 10 do ta ketë të parazgjedhur modin i cili do të mundësojë që USB-të të nxjerren në çdo kohë, raporton SlashGear.

Windows 10 do të mund të zgjedhë në mes të dy modeve kur punon me USB. Modi aktual i parazgjedhur është për Better Performance, gjë që e bën atë më të shpejtë për operacionet e leximit dhe të regjistrimit, por në kurriz të përdorimit të cache i cili duhet të fshihet në mënyrë të duhur ashtu që pajisja të mund të hiqet në mënyrë të sigurt.

Kjo është një mekanikë që e përdorim për vite me radhë.

Megjithatë, duke filluar me versionin Windows 10 Update 1809, Microsofti e bartë opsionin e parazgjedhur në Quick Removal.

Me këtë mode, pajisjet USB janë gjithmonë të gatshme për t’u larguar pa paralajmërim. Disavantazhi i këtij sistemi është se performanca e sistemit mund të reduktohet (kjo është veçanërisht e vërtetë për futjen e të dhënave), shkruan KOHA Ditore.

Përdoruesit do të kenë mundësi të zgjedhin midis dy opsioneve, varësisht nga preferencat dhe nevojat.