Mesfushori brazilian, Willian nuk e ka ndërmend të largohet nga Evropa edhe pas skadimit të kontratës me Chelsean. Futbollisti ofanziv beson se mund të gjejë angazhim në ndonjë klub tjetër

Braziliani Willian është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Chelseat.

Futbollisti ofanziv është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Blues” pasi në fund të sezonit ai do të jetë i lirë.

Chelsea duket se nuk është e interesuar t’ia vazhdojë atij kontratën, kështu që Willian do të jetë i lirë të diskutojë dhe të bëjë parakontratë me klubin e ri qysh në muajin janar.

Përfaqësuesi brazilian nuk e ka ndërmend të largohet nga kontinenti evropian dhe nga janari do t’i presë ofertat që do vijnë në adresë të tij.

Kohë më parë, interesim për futbollistin këmbëshpejtë dhe kreativ kishte shprehur Barcelona, ndërsa së fundmi flitet për një interesim të Juventusit, pasi atë e pëlqen trajneri Maurizio Sarri.

loading…