Will Smith tregon se çka e shtyu ta godasë me shuplakë Chris Rockun

Will Smith ka thënë se një “ndjenjë e fortë zemërimi” e bëri atë të godiste me shuplakë komedianin Chris Rock, në skenë në Oscars gjatë muajit mars.

Aktori është intervistuar për herë të parë pas ngjarjes, të cilën e ka cilësuar si “një natë të tmerrshme”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Duke u shfaqur në The Daily Show me Trevor Noah, ai tha: “Po kaloja diçka atë natë, e dini?

“Jo se kjo e justifikon fare sjelljen time”. Smith shtoi se kishte “shumë nuanca dhe kompleksitete në të”, por shtoi: “Unë thjesht – e humba atë”.