Will Smith konfirmon pjesën e tretë të filmave ‘Bad Boys’

Po vjen pjesa e tretë e filmave shumë të shikuar.

Filmi i dashur për shumë fansa po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore rikthehen aktorët e njëjtë, Will Smith dhe Martin Lawrence, përcjell Gazeta Express.

Pesëmbëdhjetë vjet pas daljes së Bad Boys II në kinema, dyshja kanë konfirmuar me anë të një videoje se pjesa e tretë ka marrë dritën e gjelbër.

Filmi i parë është shfaqur në vitin 1995 me regji të Michael Bay dhe ka treguar historinë e dy detektivëve që janë urdhëruar të mbrojnë një dëshmitar për vrasje derisa kanë hetuar rastin.

‘Bad Boys III’ do të dalë më 17 janar 2020./Gazeta Express/