WhatsApp

WhatsApp mundëson dërgimin e videove me cilësi të lartë

Pas lançimit të opsionit që lejon dërgimin e fotove në format HD, WhatsApp tha se po punohej që e njëjta gjë të ndodhë edhe me videot. Kompania ka konfirmuar për “TechCrunch” se formati HD i videove do të jetë i mundur shumë shpejt për pajisjet që operojnë me iOS dhe Android.

Njësoj siç ndodh me fotot, tashmë përdoruesit do mund të dërgojnë video me cilësi të lartë. Më parë cilësia e videos reduktohej deri në 480 piksel sipas kufizimit të aplikacionit. Tani, nëse zgjidhni opsionin HD videot do të dërgohen me një cilësi deri në 720 piksel.

Hapat janë të njëjta si me fotot. Zgjidhni videon që dëshironi dhe klikoni ikonën HD që ndodhet në pjesën e sipërme të ekranit.

Më pas, do të shfaqen alternativat nëse dëshironi ta dërgoni videon në formatin Standard apo HD. Zgjidhni dhe dërgoni mesazhin si zakonisht.