West Hami ka kaluar në avantazh ndaj Tottenhamit në derbin londinez që po zhvillohet në stadiumin e “Spurs”.
Ishte Michail Antonio ai që shfrytëzoi asistimin e Marko Arnautovic për të zhbllokuar ndeshjen.
Kanë mbetur edhe më shumë se 20 minuta deri në përfundim të sfidës, teksa Tottenhami me këtë rezultat e vë në diskutim pozitën e tretë në klasifikim.







