Jakob Weizman

Weizman thotë se përkrahja për Sanduloviqin tregon që shqiptarët nuk i shohin serbët si armiq, por Qeverinë serbe

Gazetari Jakob Weizman, që jeton që një kohë në Prishtinë, ka komentuar në profilin e tij në rrjetin social “X”, përkrahjen e shqiptarëve të Kosovës për Nikola Sanduloviqin, politikan serb, pas rrahjes që dyshohet se e kreu shërbimi sekret serb, BIA.

Në profilin e tij, ai ka vlerësuar se një përkrahje e tillë tregon se shqiptarët nuk i shohin serbët si armiq, por Qeverinë e Serbisë.

“Sasia e mbështetjes që vjen për Sanduloviqin nga shqiptarët e Kosovës duhet të theksojë lehtësisht se nuk janë serbët ata që janë armiku, por qeveria e Serbisë.

Rruga drejt pajtimit dhe përparimit hapet vetëm kur në pushtet janë njerëzit e duhur, në të dyja anët.” – shkroi.

VIDEO BONUS: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon