Washingtoni sanksionon bankën qendrore venezuelase

Thesari amerikan vendosi sot sanksione kundër bankës qendrore venezuelase dhe drejtoreshës së tij, Iliana Josefa Ruzza Teran, duke rritur edhe më shumë presionin mbi qeverinë e Nicolas Maduro.

“Këto sanksione synojnë që të pengojnë që banka qendrore të përdoret nga regjimi i jashtligjshëm i Maduros, i cili vazhdon të vjedhë pasuritë e venezuelasve dhe të shfrytëzojë institucionet qeveritare për të pasuruar disa persona të korruptuar”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, kishte njoftuar këtë vendim në Majemi pak kohë më parë, bashkë me një seri masash që shënjestronin gjithashtu Kubën dhe Nikaraguan.