VW prezanton konceptet e reja elektrike

Një dizajn tërheqës, një bateri e fuqishme që duhet të zgjasë deri në 550 kilometra distancë, aftësia për të montuar panelet diellore në çati, dhe teknologjia autonome janë opsionet më interesante për Buzz Cargo, modeli elektrik i ri i VW-së.

Volkswageni është duke u përgatitur për të ardhmen elektrike dhe autonome të tregut të automobilave. Tashmë kompania ka paraqitur disa modele nga I.D. një seri automjetesh elektrike dhe në Los Anxhelos prezantoi një model të ri të dizajnuar për të transportuar Buzz Cargo dhe një biçikletë elektrike gjithashtu të destinuar për shpërndarje, transmeton KP.

Çdo automjet i shpërndarjes është dizajnuar si një shembull i një Transporteri që është prodhuar nga mesi i shekullit të kaluar dhe vjen me një motor elektrik me 201 kuajfuqi në pjesën e prapme të veturës dhe me një bateri që mund të mbajë ndërmjet 320 dhe gati 550 kilometra me një mbushje, transmeton KP.

Është interesante që panelet diellore mund të shtohen në çati, e cila shton vozitjen e automjeteve për rreth 15 kilometra në ditë.

Më 2019 pritet të prezantohet biçikleta si model, ndërsa më 2022 do të vijë Buzz Cargo.