VV vazhdon me linçime ndaj gazetarëve e mediave: Parim Olluri paralajmëron padi ndaj filozofit të kësaj partie

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka paralajmëruar padi ndaj anëtarit dhe filozofit nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, pasi ky i fundit e akuzoi se është pjesë e lobit serbo-rus.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Olluri ka thënë se partia në pushtet po bën linçime ndaj gazetarëve e mediave, si dhe rrezikon lirinë e shprehjes në vend.

“Do ta padise per shpifje filozofin e Vetevendosjes, Hysamedin Ferajn! Paska shkruar se jam pjese e lobit serbo-rus qe punon per kthimin e pjesshem apo te plote te Kosoves nen Serbi.

Akuzat e tilla te njerezve te partise ne pushtet nxisin linçim ndaj gazetareve e mediave kritike. Kjo eshte tendence per mbyllje goje te kritikeve dhe perben rrezik per lirine e shprehjes ne Kosove. Gjyqi eshte vendi ku duhet marrin pergjigje te merituara shpfijet e tilla, te hedhura ne publik nga filozofi i VV-se.”, ka shkruar Olluri.

Ndërkaq, Feraj pak më herët përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar disa politikanë e drejtorë të mediave në Kosovë se janë pjesë e lobit serbo-rus.

Sipas tij, bashkë me ta, edhe emisari amerikan, Richard Grenell po tenton të kthejë pushtimin e Serbisë në Kosovë.