Partia e Kurtit

VV uron qytetarët pasi Spanja e njohu pasaportën e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës.

VV përmes një postimi në Facebook, ka uruar qytetarët.

Postimi i plotë:

Spanja njeh pasaportën e Republikës së Kosovës!

Lajmin e ka bërë të ditur zv. Kryeministri, Besnik Bislimi.

“Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DG Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, ka shkruar zv. Kryeministri, Bislimi.

Urime!

BONUS VIDEO: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon