VV: Thirrja e AGK-së për të bojkotuar takimet VV-LDK e paqëndrueshme

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashtë objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqëndrueshëm.

Sipas tij, nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë.

“Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim”.