[00:04] Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezultatin në Shtime, komunë që qeverisej nga PDK-ja.

Qemajl Aliu i VV-së ka 45,10% të votave ndërsa, Naim Ismajli i PDK-së ka 44,64%.

Në këtë komunë janë numëruar 35 vendvotime, ku VV-ja ka fituar 5.840 vota dhe PDK-ja 5.781 vota.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë në komunën e Shtimes.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i PDK-së është duke prirë me 45.36% të votave.

Ndërkohë kandidati i VV-së, Qemajl Aliu e pason atë me 44.37% të votave.

I treti renditet Bedri Zeqiri i LDK-së me 10.27% të votave.

{21:36} Garë e ngushtë mes VV-së dhe PDK-së në Shtime

Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës e ka rikthyer rezultatin e votave në Shtime.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Ismajli aktualisht ka 46.40% të votave të përgjithshme.

Ndëkohë, kundërkandidati i tij, Qemajl Aliu deri tani ka fituar 44.15% të votave.

[21:16] LVV-ja kryeson me vota në Shtime, mbetet pas kryetari i shumë mandateve

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me numrin e votave në komunën e Shtimes.

Sipas të dhënave të orës 21.08 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu, po prinë me 45.51 përqind të votave të numëruara.

Pas tij, renditet kryetari i shumë mandateve të Shtimes, Naim Ismajli i PDK-së. Sipas të dhënave të KQZ-së, Ismajli aktualisht ka 44.31% të votave.

I treti po renditet Bedri Zeqiri i LDK-së me 10.28% të votave.