VV për ‘Zajednicën’: Avdullahu e të tjerët e dinë që ajo punë s’bëhet as me 82 vota

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video të 2007, atë kohë kur përmes protestave kundërshtonte Pakon e Ahtisarit dhe kishte paralajmëruar formimin e “Zajednicës” në Kosovë.

13 vjet më pas, Vetëvendosje në faqen zyrtare të partisë kanë kujtuar kohën kur kreu i partisë, Albin Kurti, paralajmëronte rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Nga kjo parti akuzojnë Thaçin, Isa Mustafën, Haradinajn e Limajn për marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në Bruksel.

Po ashtu ata kanë porositur kryeministri Hoti se kalimi i Asociacionit nuk bëhet as edhe me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe kjo video vjen nga VV kur Emisari sllovak i BE’së për dialogu, Miroslav Lajcak i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë, ka deklaruar se Kosova duhet ta ndryshon Kushtetutën pasi ajo nuk është bibël.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit. Kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël. Ky klub i vjetër dhe i marrë fund është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin. Duhen zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që vendit t’i kthehet një qeveri legjitime që i shpallë përfundimisht të vdekura këto projekte”, thuhet në reagimin e VV’së.