Grupi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Në këtë konferencë, janë shprehur pakënaqësitë e këtij grupi, për formën se si po qeveriset kryeqyteti, duke hedhë akuza mbi kryetarin Rama, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
I pari që ka folur, ka qenë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, i cili tha se nuk do bëjnë koalicion as me LDK-në e as me PDK-në, pasi, sipas tij, këto dy subjekte politike e kanë shkatërruar kryeqytetin.
Pas Sveçlës, pakënaqësitë me qeverisjen lokale në Prishtinë i ka shprehur asambleistja e VV-së, Nora Kelmendi.
Para gazetarëve, Kelmendi tha se partia nga ajo vjen, ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë, me një pikë të vetme të rendit të ditës, e që është shkarkimi i kryetarit të kryesisë së kuvendit të Prishtinës dhe ftoi partitë që ta përkrahin këtë iniciativë.
Ndërsa, asamblisti tjetër i kësaj partie, Mirsad Vitija, ka akuzuar PDK-në se po përpiqet që me një këmbë të rri në pushtet e me një këmbë në opozitë, duke thënë po ashtu që kjo parti po i gënjen prishtinasit.
Kujtojmë që LVV që nga marrja e mandatit të parit të kryeqytetit nga Përparim Rama, kanë pasur shpeshherë kritika për vendimet e kryetarit.







