Kosova e ka një Qeveri të re pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pro shumicës parlamentare duke e lën partinë fituese të 6 tetorit në opzoitë, Levizjen Vetëvendosje.
Si kërkesë VV e ka që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi pretendon që qeveria e Hotit është ilegale.
Në të gjitha komunat e Kosovës po mbledhen nënshkrime që vendi të shkojë në zgjedhje, deri më tani janë mbledhur mbi 110.000 nënshkrime.
Por, ajo që duket interesante është mbledhja e nënshkrimeve para xhamisë gjatë kohës sa po falet namazi i xhumasë siç ndodhi sot në xhaminë, “Katër Llullat”, në kryeqytet.
VV ka një deputete me mbulesë dhe ka disa deputetë tjerë e zyrtarë të lartë të partisë praktikues të fesë islame. Shpesh VV nga kritikët e saj është akuzuar si infiltruese me grupe islamike në Kosovë.
Hoxhallarët dhe xhamati i tyre shpesh implikohen në debate politike, madje në disa raste kanë qenë vendimtarë në garën zgjedhore siç janë zgjedhjet e vitit 2014 ku Hashim Thaçi kishte marrë mijëra vota nga disa kandidatë që vinin nga parti me agjenda fetare, vota vendimtare në një diferencë të vogel me LDK-në, që pastaj vazhduan në koalicion bashkë-qeverisës, shkruan Ballkani.info.
Por, si duket gjërat kanë ndryshuar tek personat që praktikojnë fenë pasi si duket një pjesë e madhe e tyre kanë ndryshuar kahje të pozicionit politik. Madje, në zgjedhjet e vitit 2017 Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar luftimin e islamofobisë – e në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte filluar fjalimin me një shprehi llapjane që përmend kur’anin.
Krejt këtyre zhvillimeve i shtohet edhe deklarata e hoxhës së famshëm, Shefqet Krasniqi ku parashikon prapë Albin Kurtin kryeministër, madje ai shkon më larg duke thënë që myslimanët do ta votojnë Kurtin për shkak së në Kosovë është luftuar Islami dhe myslimanët sipas hoxhës, Shefqet Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka lëshuar deklaratë për nënshkrimin e peticionit, “Duam Zgjedhje” para xhamisë. /Ballkani.info/








