Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trumpit dhe Volodymyr Zelenskyt.
Abrashi ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi të presidentit ukrainas, Zelensky.
Abrashi gjithashtu ka shkruar “Slava Ukraini” që në shqip do të thotë “Rroftë Ukraina”.
Presidenti amerikan dhe Zelensky janë takuar, por nuk ka shkuar mirë me përplasjen që ndodhi para kamerave.








