VV-ja nuk e lë rehat Thaçin as pas arrestimit: Paska dashtë me i shly borxhet para se me shku…

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se si duket ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paska dashur t’i shlyejë të gjitha borxhet që i ka pasur para se të shkojë në Hagë.

Haxhiu këtë deklaratë e tha pasi djali i Haxhi Shalës ishte emëruar si konsull i përgjithshëm në Lubjanë.

“Kqyr çfarë vendimesh paska marrë para se me shku në Hagë, paska dasht krejt borxhet me i shly. Vetë e ka votu Specialen”, tha Haxhiu në Kanal 10.

Kujtojmë se sot ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete. Në mesin e tyre është edhe djali i Haxhi Shalës.