Ish-ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë me dije që janë në pritje të nëntë nënshkrimeve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Kujtojmë që pikërisht me mocion ishte rrëzuar Qeveria e kaluar, dhe u formua qeveria e re me lejen e presidentit të vendit, Hashim Thaci, me 61 vota, të cilat Haxhiu nuk i llogarit të plota pas votova të kontestuar të deputetit Etem Arifi dhe të Haxhi Shalës, shkruan Ballkani.info.

Së fundi AAK-ja dhe PDK-ja kaluan nëpër një tërheqje ndaj LDK-së, pas marrëveshjes së Uashingtonit./Ballkani.info/