VV-ja në Prishtinë dorëzon padi ndaj NPB-së

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), lidhur me dyshimet për keqpërdorime për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Egzon Azemi, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta shqyrtojnë sa më parë këtë padi.

Sipas tij, për projektin milionësh në lagjen “Lakrishtë”, vetëm se po cenohet interesi i qytetarëve. /EO