VV-ja me tre rreshta njofton për takimin (e dështuar) Kurti-Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje për tre rreshtave ka njoftuar se kryetari i partisë, Albin Kurti është takuar sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thekson VV-ja.

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për koalicion

Ka përfunduar për më pak se një orë takimi ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. As ky takim nuk ka sjellë marrëveshje koalicioni ndërmjet LVV dhe LDK-së.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

“Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje. /Ballkani.info/