VV-ja mban tubim në Kaçanik

Në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik.

Këtu veç kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, njëherësh lideri i partisë, Albin Kurti që po shoqërohet me bashkëshorten e tij po marrin pjesë edhe qytetarët bashkë me disa nga kandidatët për deputetë.

Këtu Kurti do të shpalos programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme përfshirë edhe investimet në Kaçanik.

Ndryshe tubime si këtu VV-ja sot do të organizojë edhe në Shtime nga ora 16:00 dhe PrIzren nga ora 18:00.

loading…