11:00

VV-ja mban konferencë për media

Sot Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo pas kërkesës së 42 deputetëve nënshkrues. Seanca është paraparë të mbahet me fillim nga ora 12:00.

Mirëpo vetëm një orë më herët grupi parlamentar i VV-së pritet që të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në zyrat e grupit parlamentar të këtij subjekti politik.