VV-ja i del në mbrojtje Vjosa Osmanit!

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku i ka dalur në mbrotje kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani pas propozimit të kryetarit të LDK’së që të votohet për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Ajo ka thënë se Osmani ka qenë personi më këmbëngulës që të arrihej koalicionin mes VV’së dhe LDK’së dhe nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e partisë ia vlen të sakrifikosh.

“Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani. Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët. Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër. Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh”, ka shkruar ajo.