Vendim
VV-ja e sheh si çështje të “Zajednicës” ndryshimin e vijës kufitare Graçanicë-Fushë-Kosovë
Vendimi i Komunës së Fushës-Kosovës për t`i ndryshuar kufijtë me Komunën e Graçanicës po bëhet kundërligjshëm, sipas Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky vendim, sipas VV-së, U paraprin ndryshimeve që do të bëhen me marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Ditën e mërkurë, Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës ka marrë vendim që t`i bashkohen kësaj komune dy fshatrat Uglar e Prejoc, të cilat menaxhohen aktualisht nga Komuna e Graçanicës.
Menjëherë pas saj, VV-ja ka thirrur konferencë për media. Albana Gashi, kryetare e Qendrës së VV-së në Fushë-Kosovë, ka thënë se vendimi i nxjerrë po atë ditë në Kuvendin e Komunës është antikushtetues.