VV-ja e Prishtinës në aksion për 1 vjetorin e Ramës si kryetar

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë këtë të mërkurë ka zhvilluar një aksion në një vjetorin e marrjes së mandatit nga kryetari, Përparim Rama.

Përmes ekspozimit të disa banerëve Vetëvendosje ka kritikuar punën njëvjeçare të kryetarit Rama, duke ia publikuar edhe dështimet që sipas tyre e kanë karakterizuar këtë vit të qeverisjes, njofton Klankosova.tv.

Në ora 12:00 do të mbahet edhe konferenca për media në lidhje me këtë organizim.