VV-ja e LDK-ja i anulojnë aktivitetet elektorale në Podujevë, por jo edhe PDK-ja

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë i kanë anuluar sot të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, paraditen e sotme, si zakonisht ka mbajtur konferencë për media ku e ka shpalosur programin për bujqësi, raporton KOHA.

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, shpalosi sot programin për bujqësinë.

Kandidat për kryetar nga LDK-ja është Nexhmi Rudari e nga VV-ja, Shpejtim Bulliqi.