Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë.
Këtë listë e ka dorëzuar, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se besojnë që kanë arritur ta përgatisin një listë që saktësisht i përmbush nevojat e qytetarëve, shkuan Ballkani.info.
Sipas tij në këtë listë janë 41 gra, derisa në 10shen e parë janë pesë burra e pesë gra.
Bislimi ka konfirmuar se Vasfije Krasniqi është pjesë e listës së VV-së, derisa nuk ka treguar se çfarë numri do të ketë Vjosa Osmani.
“Shumë shpejt do ta bëjmë publike listën tonë”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







