Një zyrtar i VV-së përmes Facebookut ka bërë të ditur se sonte kësaj partie i janë bashkuar 45 banorë të fshatit Kosuriq të Komunës së Pejës.
Sipas Berat Ganiqit, këta 45 persona ishin anëtar të LDK-së. Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, ajo çka vërehet në këtë foto është se asnjë anëtar i VV-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin nuk mbajnë maskë e as distancë sociale, masa këtë të rekomanduar nga Institucionet shëndetësore të Kosovës.
E VV-ja ditëve të fundit është shumë kritike ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
VV-ja është kritikuar edhe për tubimin e mbajtur në Prishtinë, ku kishin marrë mijëra vetë pjesë dhe nuk ishin respektuar masat. Ishte ministri Zemaj që kishte thënë se po nga ky tubim është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. /Ballkani.info/







