Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas një deklarate të Bedri Hamzës nga PDK, i cili ka thënë se ka një disponim gjithandej Kosovës të partive politike kundër VV-së.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se deklarata e Hamzës përmban një të vërtetë, por se është deklaratë e lënë në gjysmë.

Sipas tij, këto parti për dallim nga disa vite më parë që bashkoheshin kundër krimit, tani bëhen bashkë kundër anti-krimit.

“Bedri Hamza e paska thene nje te vertete, por e paska lene ne gjysme. Perpara, tha ai, te gjithe ishin bashkuar kunder PDK-se tash te gjithe kunder VV. Kjo eshte e vertete, por perpara te gjithe bashkoheshin kunder krimit, tash bashkohen kunder anti-krimit”, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe, Hamza mbrëmë në Kanal 10 ka deklaruar se ka disponim gjithandej Kosovës të partive politike kundër VV-së.

“Atmosfera ka ndryshu. Në atë kohë ka ekzistu le të themi një disponim i partive të tjera politike kundër PDK-së. Sot kjo më nuk është, ka ndryshuar. Unë mendoj se ka disponim kundër VV-së gjithandej Kosovës, nga partitë politike”, ka thënë Hamza.