VV humb tre deputetë, LDK një, këta janë 6 deputetë e Nisma-AKR nëse vendimi i PZAP është përfundimtar

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka shkruar se në rast se vendimi që u mor sot në PZAP për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numërat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.

Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.

Derisa i njejti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK një deputetë më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK e koalicioni AAK-PSD.

Shkrimi i plotë:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj
2. Behgjet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

loading…