Personi që ka vjedhur nga Thesari i Shtetit mbi 2 milionë euro i është premtuar se nuk do të dënohet po thonë nga Lëvizje Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetit të saj Hekuran Murati po thonë se skandali me 2 milionëshin në Thesarin e Shtetit ka qenë e planifikuar mirë dhe nuk do të dënohen.

“Kjo është çështje shumë shqetësuese për shkak se po na e rikthen atë normalitetitin e pretenduar. Normalitetin ku krimi nuk ndëshkohet, ku krimi merr zemër, sepse duhet më shumë sesa vetëm planifikim për ta bërë një veprim të tillë. Pra, procedurat edhe rregullat edhe sistemi në Thesar nuk do ta lejonte një gjë të tillë dhe një person nuk do të guxonte ta bënte një gjë të tillë marrë parasysh pasojat…. Kur rikthehen partitë e mendësisë së stërvjetruar, është normale që personat e tillë të bëjnë veprime të tilla, sepse dikush u ka garantuar se nuk do të ndëshkohen”, ka thënë Murati.

Murati po thotë së siutata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur u vjedh dhoma e dëshmive, u dhanë 53 milionë euro dhe deri tani nuk është dënuar askush.

Ai po thotë se personi që e ka kryer vjedhjen ka garanca se do të jetë i paprekshëm.

“Kemi situatë të tillë si kur u vodh dhoma e dëshmive dhe nuk u dënua askush, janë dhënë 53 milionë euro dhe nuk ka dhënë llogari askush, janë vjedhë avanse në emër të vizitave zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk është dënuar ende askush”, tha Murati.

“I vetmi shpjegim është që ai person ka garanca se do të jetë i paprekshëm, njësoj siç kanë qenë personat që kanë vjedhë dhe janë korruptuar në të kaluarën”, ka thënë Murati.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Labinot Grudës prej 30 dite, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se i dyshuari Labinot Gruda, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor oprej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij ka krijuar usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Thesarit për transaksionin e 2 milionë eurove në llogarinë e kompanisë private.