VV e ngrit në pozitë Adelina Graincën, e cakton në komision në vend të Avni Deharit

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot është konstitouar komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në mbledhjen e sotme janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend dhjetë ditë më parë.

Kryetari i Komisionit, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca.

Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së.

Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala.

Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj.