VV dorëzon në Gjykatë parashtresën për mos-shtrejtim të rrymës

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në gjykatë një parashtresë në kontekstin me zyrën e ZRE-së për mos shtrenjtimin të energjisë elektrike.

“Sot, si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sami Kurteshi dhe Getoar Mjeku dorëzuan në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në kuadër të kërkesës sonë të vazhdueshme për mosshtrenjtim të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Përpëlitjet e praktikave korruptive, keqpërdorimit të pozitës publike dhe ndërlidhjet kriminale të biznesit me organet dhe autoritetet rregullative po vazhdojnë edhe më tej nga mbetjet e regjimit të parapolitikës. Sistemi i drejtësisë duhet të veproj dhe ta mbroj të drejtën dhe interesin e qytetarëve të Republikës”, thuhet në postimin e LVV’së.