“VV dhe LDK po dërgojnë njerëz te PDK-ja për koalicion edhe pse në publik po e mohojnë”

Analisti Ilir Mirena thotë se sipas burimeve që ka nga partitë politike, LDK dhe Vetëvendosje po dërgojnë njerëz te PDK-ja për koalicion.

Mirena thotë se është jofisnike pastaj në publik të deklarohet ndryshe.

“Sipas burimeve, zyrtarë nga të dyja partitë e para në zgjedhje po dërgojnë njerëz te PDK-ja për të kriju koalicion ndërkohë që në publik vazhdimisht e dematojnë këtë”, ka thënë Mirena në tv Dukagjini.