VV

VV deklarohet kundër votimit të buxhetit: Nuk mërzitet për qytetarët dhe bizneset

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar se nuk do ta votojnë ligjin për rishikimin e buxhetit të shtetit I cili parasheh riorganizim të buxhetit për të ndihmuar qytetarët dhe bizeneset në kohë pandemie.

Deputetët e VV-së, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, duke folur në hapje të seancës thanë se nuk do ta votojnë buxhetin, ndërsa kanë kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për buxhetin.

Deputetët e VV-së po ashtu nuk morën pjesë fare në votim për ta trajtuar ligjin për buxhetin.

Seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit megjithatë po vazhdon dhe deputetët janë duke diskutuar mbi amandamentet propozuara.