Vushtrriasi nuk respekton masat/ Plotë ‘myshteri’ në lokal, fjaloset edhe me policinë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për pengim të personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Një person ka njoftuar policinë se një lokal kishte shumë klient. Pronari i lokalit nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar policinë se një lokal kishte shumë klient. Pronari i lokalit nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës. I dyshuari është shoqëruar në stacion. Pas Intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.